‘’ Pas 23 qershorit ne do fillojmë menjëherë procesin e legalizimit. Ata që kanë ndërtuar një shtëpi për një jetë më të mirë do marrin titullin e pronësisë. Shtëpia e tyre do kthehet përgjithmonë në një pasuri të patundshme të familjes”- deklaroi Rama.
Lideri socialist, në përgjigje të pyetje vlerësoi edhe njëherë ne lidhje me procesin e legalizimeve :
“Edhe sa akoma do hani rrenën e Saliut që do ju legalizojë dhe pse nuk ju ka legalizuar gjithë këto vite? 8 vjet kishte mundësi t’ju legalizonte. S’po ja quajmë ato 5 të parat kur ishte president se ishte i ri atëherë dhe s’kishte eksperiencë. Po këto 8 vjet, si ka mundësi që nuk bëri asgjë? E gjeti Shqipërinë me 250 mijë ndërtime pa leje, po e lë me 400 e ca mijë ndërtime pa leje dhe absolutisht asgjë nuk bëri. Ndërkohë që, në 23 qershor kush do legalizojë shtëpinë e vet me një kryq tek kutia e Partisë Socialiste i hap vetes dhe familjes së vet rrugën e legalizimit”, -deklaroi Rama.
Lideri opozitar Rama, ritheksoi në lidhje me këtë çështje se ky është zotimi i PS, dhënia fund e procesit të legalizimeve të shtëpive. Ai shtoi gjithashtu, se kush ka ndërtuar një shtëpi me gjakun dhe me sakrificat e veta, me kursimet e emigrantëve brenda familjes, me kursimet nga puna këtu, atëherë shteti është në borxh për të bërë legalizimet dhe se PS do t’i bëjë legalizimet.