Gjatë diskutimit në parlament të marrëveshjes ndërmjet palë shqiptare dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për paradhënie për përgatitjen e projektit “Shërbime publike me në qendër qytetarin”, kryeministri tha se kjo do i hapë rrugën një reforme transformuese, që do e ndajë Shqipërinë nga një epokë e gjatë dhe cfilitëse për qytetarët, që marrin shërbime publike.
“Jam krenar, tha Rama, që ia arritëm në një kohë të shkurtër, por me një propozim bindës të përfshijmë dhe BE-në në draftin e një projekti inovativ që adreson në mënyrë përfundimtare çështjen shumë të rëndësishme dhe plagën e madhe të korrupsionit në shërbimet publike”.