Rama me fasonët: Do nxisim punësimin

51

rama profilKryeministri, Edi Rama ka zhvilluar sot takime me biznesin fason. Së bashku me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, u bëri të ditur drejtuesve të këtij biznesi disa nga masat konkrete që do të merren për të nxitur këtë biznes dhe për të rritur punësimin në vend.

“Kemi ardhur edhe më përpara… prandaj jemi kthyer që në bazë të atyre detyrave që na keni dhënë, 42 pikave që i shënim ministri. Janë disa masa që janë absolutisht të domosdoshme”, tha Rama gjatë bisedës.

Kryeministri tha se qeveria do ta mbështesë industrinë fason duke krijuar kushte që të mund të përballohen sipërfaqet me qira; që të mund të përballohet rritja e fuqisë punëtore, pa pasur barrën e sigurimeve për një periudhë të caktuar, për çdo vend të ri pune; si dhe që bashkërisht të nxitet kualifikimit, në mënyre që të shkojmë drejt ciklit të mbyllur. Qeveria ka premtuar se shumë shpejt do të prezantoj një paketë të re me masa lehtësuese për zhvillimin e fasonëve.