Por ata që nuk kanë mundësi të jenë përpara televizionit në atë orë, do të kenë mundësi që ta ndjekin edhe në “livestream”, në faqen zyrtare të kryeministrit Rama në “Facebook”. “Nesër ora 12.00 në Kryeministri në sallën e hartave, konferenca e fundvitit e qeverisë, e cila do të jepet live në televizion si dhe në “livestream” në Facebook dhe Twitter”,- shkruan Rama, në rrjetet sociale. Në këtë konferencë pritet që kryeministri Rama të bëjë një rezyme të punës së qeverisë së tij përgjatë këtyre 100 ditëve, si dhe të shpalosë objektivat për vitin e ardhshëm. Si në çdo konferencë, edhe nesër Rama do t’i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve rreth punës së qeverisë së tij, dhe se sa i ka mbajtur premtimet qeveria e re. Pas konferencës do të ketë dhe një kokteil për të pranishmit.