Fondacioni “Fëmijët shqiptarë”, ndihma financiare për fëmijët me sindromën daun

97

femijet dawnFati i ka destinuar që në lindje të jenë ndryshe nga fëmijet e tjerë por nëse do të shihte se të drejtat e tyre do të mohoheshin, ndoshta do të ishte treguar më bujar me to. Kjo ndodh sot me Kristinën, Valbonën dhe shumë fëmijë të tjerë me aftësi të kufizuara mendore dhe fizike të cilët qëndrojnë të izoluar brenda pragut të banesës për shkak të handikapit që kanë dhe më tepër janë kthyer në një plagë sociale për familjet që po i rrisin.

Kristina, e lindur me sindromën Daun, ka një energji shpërthyese në shtëpi. Nëna e saj Linda, kishte nuhatur aftësitë e saj prej gjimnasteje që në vogëli, por mungesa e insitucioneve rehabilituese thotë ajo, ka sjellë sot deforimimin e vajzës në këtë izolim.

Në rrethana akoma më të rënda jeton Valbona, për të cilën kujdeset i ati 73-vjeçar, Agimi. I lodhur nga kushtet ekonomike dhe nga fatkeqësitë në jetë, ai mbledh çdo ditë fuqitë e mbetura nga mosha dhe përballon sëmundjen e vajzës.

Për Lindën bashkëjetesa me Kristinën është në kufijtë e mbijetesës nga të dyja palët, ndërsa për Agimin pleqëria i shtron pyetje pa përgjigje.

Trokitja e nevojës së rreth 40 familjeve të tilla nga drejtuesit e shoqatës në dyert e Fondacionit “Fëmijë Shqiptarë” , bëri që fondacioni të mundësojë një mbështetje financiare në vlerën 2 milion lekë, për ti bërë ditët e festave më të lehta…

Shoqata për kujdesin e këtyre fëmijëve u bën apel institucioneve shtetërore të marrin përsipër strehimin dhe përkujdesjen e tyre.