Rama duke iu përgjigjur interesit të studentëve theksoi se të luftosh korrupsionin më parë duhet të ndërtosh shtetin.
“Besoj se korrupsioni është alternativë e tmerrshme. Që të luftosh korrupsionin duhet t’i bësh shtetin dhe shërbimet e shtetit më efektivë. Korrupsioni lulëzon aty ku sistemi e lejon dhe për ta luftuar duhen ndërtuar sisteme që e bëjnë korrupsionin të palejueshëm. Nuk janë njerëzit që korruptojnë sistemin, është sistemi që korrupton njerëzit”, vlerësoi Rama.
“Ne jemi kundër arsimit privat, por e konsiderojmë si alternativë konkurruese përballë sektorit publik, por jo në këto shifra”, shtoi ai.
300 mijë vende të reja pune, premtoi Rama gjatë 4 viteve të para në pushtet, teksa akuzoi qeverinë se ka kthyer në instrument të saj INSTAT me qëllimin prodhimin e shifrave jo reale.
‘Kemi plan të detajuar për punësimin. Programi ynë është dokument i gjerë, por në sintezën e tij e fillojmë me punësimin. Synojmë që të krijojmë 300 mijë vende të reja pune në 4 vite, vende pune jo statistika të manipuluara sië janë shifrat e kryeministrit. Pasi vetë INSTAT varet nga kryeministri në fund të vitit 2012 nxori se shqiptarët humbën 51 mijë vende pune, dhe u fik web-site dhe me pas dolën vetëm 8 mijë vende pune. Berisha thotë gënjeshtra pas gënjeshtre dhe ngatërron shiritat e rrugëve me Gjirokastrën”, tha Rama.