Rama fillon punën duke mbajtur premtimet, ndalohet importi i mbetjeve urbane

49

qeveriaaa ramaMblidhet për herë të parë pas betimit në Presidencë, kabineti Rama. Gjatë mbledhjes, e cila ka zgjatur rreth 30 minuta, me dyer të mbyllura,  janë miratuar tre vendimet e para.

Vendimi kryesor dhe më i rëndësishëm, i premtuar nga Rama edhe gjatë fushatës, ka qenë ndalimi i importit të mbetjeve urbane. Vendimi i dytë, ka të bëjë me miratimin e kodit të etikës, që do të thotë se për daljen e informacionit do të ketë një organizim dhe qendërzim të tij, duke shmangur daljen kontradiktore të zërave të ndryshëm nga qeveria.

Ndërsa vendimi i tretë, ka të bëjë me atë çka Kryeministri Rama e ka deklaruar edhe gjatë fushatës se zyrat e shtetit nuk do të jenë më të detyruara të mbajnë foton e Presidentit, por ajo do të zëvendësohet me një figurë statike me vlera historike, siç është ajo e Ismail Qemalit, kreut të qeverisë së parë të shtetit shqiptar dhe babai i Pavarësisë.