Washington Post: Obama po mendon për një sulm në Siri

43

Barack ObamaPresidenti Obama po mendon për një sulm ushtarak kundër Sirisë, që do të jetë i kufizuar në fushëveprim dhe në kohëzgjatje, i projektuar për të shërbyer si formë ndëshkimi për përdorimin e armëve kimike nga ana e Damaskut.

Kështu shkruan ne numrin e sotëm gazeta amerikane ‘Washington Post’, e cila i referohet burimeve të saj në administratë sipas të cilës Obama synon që t’i mbajë Shtetet e Bashkuara të papërfshira thellë në luftën civile të këtij vendi. Koha e një sulmi të tillë, që ndoshta do të zgjasë jo më shumë se dy ditë dhe do të përfshijë raketat Kruiz të lëshuara nga deti – ose ndoshta bombardues me rreze të gjatë veprimi mbi shënjestrat ushtarake të Sirisë që nuk kanë lidhje direkte me arsenalin e saj të armëve kimike do të varet nga tre faktorë; përfundimi i një raporti të inteligjencës që vërteton fajësinë e qeverisë siriane për sulmin e dyshuar te javës së kaluar me arme kimike; konsultim të vazhdueshëm me aleatët dhe Kongresin; dhe arsyetimin se një vendim i tillë është i bazuar në ligjin ndërkombëtar.

“Jemi angazhuar në mënyrë aktive në kërkim në këndvështrimeve të ndryshme ligjore që do të çonin drejt një vendimi të tillë,” tha një zyrtar, i cili foli në lidhje me debatet presidenciale në kushte anonimiteti.

Sipas ‘Washington Post’ luftanijet amerikane te pajisura me raketa tashme janë pozicionuar në Mesdhe. Ndërkohë, inspektorët e Kombeve të Bashkuara për armët kimike nisin ditën e dytë të hetimeve lidhur me sulmin e javës së kaluar në periferi të Damaskut ku humben jetën qindra persona akt për të cilin qeveria dhe rebelët kanë fajësuar njëri-tjetrin. Gjatë ditës së parë të inspektimit, një prej automjeteve të hetuesve të OKB-së u qëllua me snajper.