Rama nuk bëri veç përsëriti veten, siç bëri në vitin 2009 dhe në vitin 2011.
“Sondazhet tona dhe trendi i votes se qytetareve sot konfirmojne fitoren tone. Rama ka pasur nje pritshmeri te mos humbiste ndoshta shume thelle, por ju siguroj se humbje spektakolare nuk kishte menduar »,- deklaroi Bregu.
***
Rama deklaron Fitoren e Rilindjes
Menjëherë pas mbylljes së orarit zyrtar të votimit lideri opozitar Rama doli në një konferencë për shtyp, ku deklaroi Fitoren e koalicionit opozitar.
Rama i drejtoi një apel edhe forcave të policisë që të zbatojnë ligjin dhe të vihen në shërbim të shtetit dhe ligjit elektoral.
Fjala e Rames:
“Së pari, bazuar në të dhënat tona operative, Rilindja ka fituar mbi rrënimin. E dyta, Aleanca për Shqipërinë Europiane do e realizojë objektivin e shpallur të mandateve. E treta, komisionerët dhe KQZ-ja kanë përpara ligjin elektoral, që përcakton qartësisht modalitetet se si duhet të veprohet kur arrihet limiti kohor dhe ka ende zgjedhës që presin. Vetëm zgjedhësit që presin kanë të drejtën e votimit. Qendrat e hapura në pritje të të tjerëve, ligji nuk i parashikon.
E katërta, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj, zëvendësdrejtori, Agron Kuliçaj, së bashku me një sërë drejtuesish të policisë, që janë identifikuar në përfshirje të strategjisë elektorale të pushtetit, është ora që të vihen plotësisht në shërbim të shtetit dhe ligjit elektoral dhe të mos e çojnë më tutje rrëshqitjen e tyre në drejtim të antiligjit. Që do të thotë se ndërkohë që populli sovran është shprehur me votë, administrimi i mëtejshëm i procesit duhet të garantohet nga e gjithë administrata zgjedhore dhe Policia e Shtetit duhet të bëjë detyrën dhe vetëm detyrën.
Vullnetin e popullit sovran nuk ka asnjë forcë që e ndal.
Nga ana tjetër u bëj apel të gjithë atyre, që si sot paradite në Laç, ashtu edhe në pika të tjera të territorit të vendit, kanë livadhisur në kundërshtim me ligjin dhe mbrojtjen e policisë, që të tërhiqen në skutat e tyre dhe të mos guxojnë t’u afrohen qendrave të votimit. Vota e popullit sovran është në kuti. Vendimi i popullit sovran për t’i hapur rrugë Rilindjes, është në kuti”,- deklaroi lideri opozitar Rama