Rama thekson se kjo strukturë aq shumë është trashur, jo vetëm nga trupi por edhe nga truri sa në Strategjinë Kombëtare të Sigurisë të këtij vendi ende shkruhet se ‘kemi objektiv anëtarësimin në NATO’.
“Po ju jap vetëm një shembull: Administrata civile e Ministrisë së Mbrojtjes ka sot më shumë njerëz se ç’kishte në periudhën pas kapjes së “grupit armiqësor” në ushtri gjatë Luftës së Ftohtë! Një kapicë me struktura parazite që thithin përditë para nga xhepat e popullit e gjak nga trupi i Shqipërisë dhe në këmbim kthejnë korrupsion e kalbëzim të shtetit. Ose raprezentanca jone ushtarake në NATO është më e fryrë në numër se përfaqësitë e thuajse gjysmës së vendeve te NATO-s. Ndërkohë, e gjithë kjo mbipeshë e kësaj ministrie ka trashur jo vetëm trupin po edhe trurin e shtetit ne atë sektor deri në pikën ku në Strategjinë Kombëtare të Sigurisë së këtij vendi, ende shkruhet se kemi objektiv anëtarësimin ne NATO (!) Kuptohet mund të thotë dikush, sepse as ministri e as shefi i shtabit s’kanë kohë të merren me mbrojtjen se janë të zënë prej vitesh të tëra me sulmin në xhepat e në pronat e ushtrisë… Çfarë turpi kombëtar në sytë e NATO-s dhe çfarë talljeje propaganda shurdhuese “Shqipëria ne NATO!”