Rama apel Berishës: Ka gjithmonë një kohë për të humbur. Eshtë momenti ta bësh me nder, për hir të Shqipërisë

15

rama (1)Lideri socialist, Rama në një Deklaratë për shtyp nga Selia e PS-së deklaroi se ne këto zgjedhje më e rëndësishme është fitorja e Shqipërisë dhe ftoi kundërshtarët të nxjerrin Shqipërinë me dinjitet nga ky proces. Rama theksoi se ky është momenti ku të humburit mund të marrin pjesë në fitoren e vendit të tyre.

Fjala e plotë e Ramës:

Dje ju thashë që Rilindja ka fituar mbi rrënimin, sot ju them qe fitorja do jetë dhe më e thellë nga ç’ duket.

Por, ka kohe akoma për te festuar, tani është koha, për të përmbushur dy, aspekte themelore te kontratës sonë me Shqipërinë.

E para thirrja ime për çdo deputet për çdo drejtues dhe koordinator, për çdo numërues te PS-së dhe aleancës për Shqipërinë europiane, asnjë votë asnjë votë, asnjë votë nuk duhet të cënohet, duhet të numërojmë çdo votë në respekt të çdo shqiptari. Duhet të sigurojmë që çdo votë që zgjedhësit shqiptar kane çuar në kutinë e votimit, të numërohet dhe të shkojë në atë adresë ku ato e kanë çuar.

Te mbrojmë çdo votë të çdo subjekti zgjedhor të koalicionit tonë dhe të subjektit opozitar.

Sot, është dita e parë e Rilindjes dhe sot ne duhet të sillemi me votën e çdo shqiptari si fuqia që do të rilindë Shqipërinë dhe Rilindja duhet sot të respektohet me respektin për çdo votë.

Prandaj, në çdo moment të jemi në lartësinë e Kushtetutës, të jemi në lartësinë e ligjit zgjedhor te moralit te kësaj Rilindje te Shqipërisë qe quhet Aleanca e Shqipërisë Europiane.

Dhe e dyta , por jo më pak e rëndësishme, sot kemi detyrimin t’i japim Shqipërisë dhe shqiptarëve mundësinë që të krenohen përpara botës mbarë për këtë proces zgjedhor, nga ku Shqipëria duhet të dalë e pastruar nga njollat e së kaluarës, të dali si një popull europian që me votën e tyre dëshmuan përkatësinë e tyre ndaj këtij atdheu, që e shpëtuan.

Prandaj, unë dua t’i drejtoj një mesazh kundërshtarit tonë: ka gjithmonë një kohë për të humbur dhe sot është koha ta bësh këtë me nder, ne nderin e Shqipërisë duke bashkëpunuar ne çdo tavolinë numërimi duke garantuar dinjitetin dhe pacenueshmërinë e popullit shqiptar. Ky proces duhet te vazhdoje pa pengesa. Te gjithë ato që janë çuar nga partitë për të numëruar votat e sovranit duhet të jenë në lartësinë e tyre në këtë detyre fisnike.

Ne këto zgjedhje ka fituar aleanca jonë dhe ka humbur PD dhe aleanca e tyre dhe është detyrimi ynë dhe i tyre që të nxjerrim Shqipërinë nga ky proces dhe duke u ndarë njëherë e përgjithmonë nga zgjedhjet e cenuara, të manipuluar dhe turpëruese

Shqipëria nga këto zgjedhje duhet të dalë me kokën lart.

Dhe ky është ai moment në politikë ku të humburit mund të marrin pjesë në fitoren e vendit të tyre” deklaroi lideri socialist Rama