PS: verifikoni emrat në, www.votoj.com

110

unevotojKryetari i PS Edi Rama zhvilloi një takim me përfaqësues të Partisë Socialiste në emigracion, të ardhur kryesisht nga Greqia dhe Italia. Kryetari Rama, në fjalën e tij i informoi përfaqësuesit e PS në emigracion për zhvillimet më të reja brenda kampit opozitar për strategjinë zgjedhore, si dhe kërkoi prej tyre një angazhim akoma më të madh për zgjedhjet që po afrohen. Duke vlerësuar punën e bërë për zgjerimin dhe konsolidimin e strukturave të PS në vendet fqinje, kryetari Rama shprehu sigurinë se emigrantët do të kthehen masivisht në Shqipëri për të votuar vizionin e PS për rimëkëmbjen e vendit.

Asnjë herë më parë nuk ka pasur Partia Socialiste një strukturë kaq solide dhe efektive në emigracioni, dhe kjo është sigurisht falë punës dhe dedikimit tuaj, dhe falë patriotizmit që të gjithë ju shprehni duke mos harruar vendin prej nga keni ardhur. Shpresoj shumë që gjithë kjo përpjekje e bërë për më shumë se dy vjet për të organizuar gjithë këtë rrjet njerëzisht në funksion të zgjedhjeve do të na japi një vlerë të shtuar në rezultatin e 23 qershorit. Kam shumë besim që angazhimi juaj dhe eksperienca e shumë prej jush që kanë kohë që merren me këtë punë do të na e mundësojë që votat e emigrantëve këtë herë të jenë realisht vendimtare sidomos në qarqet ku mund të luajë një rol shumë të madh. Siç ju e dini më mirë sesa të tjerët dhe është pjesa që ju duhet ta përcillni edhe tek të tjerët, ne jemi përpjekur dhe kemi shkruajtur një program për emigracionin që nënkupton disa ndryshime të rëndësishme. Për këto ndryshime unë dëshiroj që ne të punojmë së bashku pas 23 qershorit, kur fitorja do të na japi mundësi që të kemi më shumë lehtësira për të punuar së bashku,” ka theksuar Kryetari i PS.

Në vijim të takimit, Nënsekretari i PS për Emigracionin dhe Rininë, Genci Kojdheli, prezantoi platformën e Partisë Socialiste për emigrantët, duke u fokusuar tek propozimet konkrete të Programit si ajo e mundësimit të votës jashtë kufijve, zgjidhja e problemit të mosnjohjes nga autoritetet italiane e greke të sigurimeve shoqërore e shëndetësore që janë paguar prej emigrantët ndër vite, krijimin e një fondi shtetëror për garantimin e mësimit të gjuhës shqipe për fëmijët e emigrantëve, rikonfigurimin e shërbimit diplomatik e konsullor shqiptar në frymën e profesionalizmit dhe aftësisë, si dhe lehtësirat fiskale e tatimore për emigrantët të cilët duan të kthehen e të investojnë kursimet e tyre në ekonominë shqiptare.

Duke mbyllur takimin, Sekretari i PS për Rininë dhe Emigracionin, Z. Erion Veliaj, bëri një përmbledhje të punës dhe arritjeve të bëra në vitet e fundit nga strukturat e PS në emigracion, dhe shprehu besimin se vota e emigrantëve do të jetë përcaktuese në fitoren e zgjedhjeve të ardhshme nga Partia Socialiste.

Votoj.com është faqja ku çdo anëtar, çdo njeri që do angazhohet, çdo njeri që do marri mundimin të vijë të ketë mundësi të verifikojë emrin dhe të ndjehet i sigurt që do ta gjejë emrin në listë përpara sesa të niset”, ka nënvizuar Veliaj.