“Ne inkurajojmë të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo sipërmarrje që ka për qëllim manipulimin e votës. Nga mbledhja e kartave të identitetit deri të ofertat për para e ushqime, nga kërkesa për tu paraqitur ne seksionin e PD deri të detyrimi për të marrë pjesë në mitingjet e Saliut. Çdo denoncim, pranë strukturave të PS, përfaqësuesve të PS, kandidatëve të PS, do trajtohet si konfidencial dhe me maksimumin e seriozitetit. Gjithashtu, kemi vënë dhe 2 numra në dispozicion për të mbledhur denoncimet e qytetarëve: 0682929292 (SMS) dhe 044801050 (TEL).
Ne jemi të vendosur të mos lejojmë të deformohet qoftë dhe një votë, sic jemi të bindur të merremi gjatë aq sa për të çuar para drejtësisë të gjithë ata që kanë marrë guximin të shkelin ligjin për thesin e votave të familjes.
Administrata Publike është kthyer ne seksion partie, ca nga detyrimi për ti kthyer mbrapsht shpërblimin politik partisë që i punësoi padrejtësisht, ca nga detyrimi për të mbuluar me punë partie zullumet e korrupsionit që kanë bërë gjatë këtyre viteve dhe ca të tjerë të detyruar nga kërcënimi me rrogën e bukën e gojës”,- tha Tahiri.
Tahiri denoncoi edhe faktin që institucionet shtetërore të sigurisë si Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës, janë kthyer në reparte militantësh, duke u shndërruar në kamzhik për mbështetësit e PS apo hajdut ordiner që kërcënojnë njerëz për të mbledhur kartat e identitetit.