Pranga 3 shqiptarëve, akuzohen për vjedhje

58

carabinieri-arrestoPolicia italiane ka mundur të shkatërrojë një bandë shqiptarësh në Siena, e cila akuzohet për vjedhje në krahinat mes Sienës dhe Perugias. Mësohte se në pranga kanë rënë tre shtetas shqiptarë. Sipas policisë këta shtetas me herët i kishin shpëtuar policisë në Bergamo, pasi kishin braktisur makinat e tyre gjatë rrugës dhe kishin mundur të vidhnin një automjet në një fshat.

Mësohet se tre shtetasit shqiptarë i përkasin moshave nga 21 deri në 24 vjeç, të cilët akuzohen për disa vjedhje në Sovicille (Siena) dhe Castiglione del Lago (Perugia) në nëntor të vitit të kaluar. Gjithashtu policia bën të ditur se nuk përjashtohen edhe rastet, ku ata kanë grabitur disa banesa, duke vjedhur shuma parash dhe sende të çmuara.