Ka qenë 5 vjeç casti që mbante mend më herët në jetën e vet. Nuk kishte fare dëshirë të përshkruante momentin më të vështirë të jetës, ndërsa më të lumtiruin po: ai ishte lindja e dy djemve. I ishte mirënjohës edhe anëtarit më të thjeshtë të PD deri tek Sali Berisha për angazhimine tij në politikë. Janë disa përgjigje që Sokol Oldashi më ka dhënë dikur kur drejtoja gazetën “Tirana Observer” në një intervistë me 50 pyetje dhe që më ka bërë të mendohem gjatë. Ishte një intervistë e jetës nga ato që ai nuk para jepte dhe që në fund për ironi të fatit mbyllej me nje përcaktim të tij: Vlerësimin për politikanmët e bën vetëm historia!
Tani që na ka dalë mpirja dhe dalëngadalë po mësohemi me lajmin e zi se Sokol Olldashi nuk jeton më, më duhet ti kthehem përgjigjes së tij. Është mëse e vërtetë. Është historia që vlerëson politikanët. Ndonëse ka vetëm pak orë që është në banesën e fundit, mund të them se Sokol Olldashi e ka vendin e vet në historinë e këtyre 23 viteve pa më të voglin dyshim si një politikan nga më të spikaturit, ngë më energjikët, nga më oratorët që fitoi shumë beteja por edhe humbi disa beteja. Por ndryshe nga humbjet e shumë poltikanëve të tjerë humbjet e Sokoll Olldashit ishin fitore të mëdha. Fitore si në planin peronal por edhe për të gjithë.
Një figurë poltiike që startoi me betimin që i bëri te ëmës që një ditë ai do arrinte diku për të ndikuar në ndryshimin e Shqipërisë pikërisht në mementin kur makina e internonte familjen dhe atë vetë në Selenicë të Vlorës. Fitore që ditën kur si gazetar krijoi profilin e tij pa i fshehur ansjëherë bindjet e djathta dhe kurrë nuk bëri gazetarin kinse të pavarur. Fitore që ditën kur u fut në poltiikë dhe u bë deputet që 27 vjeç. Fitore edhe kur fitoi mandatin e dytë si deputet në Shijak në vititn 2005 në një zonë që PD nuk kishte asnjë shans. Fitore edhe kur humbi garën për të qenë kryetar i bashkisë së Tiranës në 2007 për të dalë prej saj shumfish i rigjineruar si figurë politike teksa sfidën e jetës cilësonte ndërtimin e infrastrukturës modern anëekënd vendit. Në atë infrastruktë që pasi u ndërtua, për ironi të fatit e kishte krenarin e tij por që pikërisht në rrugën Tiranë Elbasan humbi jetën në një aksident aq tragjik.
Ishte thjesht jo një poltiika që bënte politikë, por përvec qto që një poltikan e shoqërojnë duhet ti shtojmë edhe dy gjëra më shumë: të gjitha betejat I bënte vetë dhe kur humbiste Sokol Olldashi fitonte. Madje dhe sot që ka humbur vetë jeta e tij, politika shqiptare ka fituar një gjë shuëmë të madhe, një model se si ngrihet dhe bëhet një poltikikan me vizionin e Sokol Olldashit. Kjo është historia e cila vërteton fjalët e dalë nga goja e tij që vetëm historia i vlerëson politikanët. Ke patur të drejtë Koli!