Ukrainë, dhunë policore ndaj manifestimeve pro-europiane

16

ukraike kievMijëra ukrainas të cilët janë mbledhur për të protestuar, duke tentuar të futen në selinë qeveritare, janë goditur me shkopinj gome dhe gaz lotues nga forcat policore të Ukrainës. Opozita raporton një shifër prej 100 mijë persona, ndërkohë që autoritetet bëjnë fjalë vetëm për 20 mijë të tillë. Por, ajo që konstatohet është se, këto janë protestat më të mëdha që prej revolucionit portokall të 2004-s.

Shkak për këto protesta, është bërë Presidenti i vendit Ianoukovicth, i cili refuzoi të nënshkruante një marrëveshje historike, që përforcon lidhjet midis kësaj ish Republike sovjetike dhe Bashkimit Europian. Ai është akuzuar, se i është dorëzuar presionit ekonomik të Moskës dhe kryesisht ‘kërcënimit mbi çmimet’ të gazit rus, për të cilën Ukraina ka nevojë.

Shumë drejtues të opozitës, ku një prej tyre është edhe ish boksieri Vitali Klitschko, kanë kërkuar që t’i rikthehen vendimit, përpara Sometit Europian të Vilnusit të enjten dhe të premten.

“Misioni ynë është të bllokojmë qeverinë deri sa qeveria të anulojë vendimin e saj të turpshëm dhe të hapi rrugën drejt Bashkimit Europian”,-  ka deklaruar një nga liderët e opozitës.

Protestuesit kanë vendosur të rezistojnë, duke qëndruar nëpër sheshe edhe pse, mund t’u duhet të flenë nëpër çadra. Ukraina është e vendosur në rrugën e hapjes drejt perëndimit pavarësisht rreziqeve që mund të përballet.