PD: Ndryshim balancash në KQZ

70

Logo KQZMazhoranca qeverisëse në Shqipëri ka kërkuar ndryshimin e balancave të përfaqësimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Kështu, zyra nga grupi parlamentar demokrat janë shprehur për largimin e anëtarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim nga KQZ, në vazhdim të dorëheqjeve të përfaqësuesve të LSI nga të gjitha institucionet e vendit, pas pozicionimit majtas, në opozitë të kësaj force politike. Mediet në Tiranë, pohojnë se deputetja demokrate Mesila Doda në një postim në profilin e saj në “Facebook” është ndalur në çështjen e ndryshimit të balancave në KQZ dhe komisionet e niveleve të ulëta.
“Kjo puna e KQZ dhe KZAZ më duket se po trashet dhe po shkon jashtë çdo logjike… nëse zgjedhjet paraqiten me probleme do duhet t’i kërkohet llogari opozitës për standardet. Tani është opozita në maxhorancë në KQZ dhe mesa duket po kërkon të ketë dhe shumicë absolute në disa KZAZ…”, pohon e shqetësuar deputetja Doda, duke vijuar se sipas saj, ky duhet të jetë një rast …sui generis…ku opozita është përgjegjëse për mbarëvajtjen administrative të zgjedhjeve. Në fund, Doda shtron pyetjen se: “Meqenëse zyrtarët politikë të LSI u tërhoqën nga çdo nivel përfaqësimi zyrtar nuk do ishte e udhës të jepte dorëheqjen edhe përfaqësuesi i KQZ, në respekt të përfundimit të kontratës me PD???”.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi nga LSI. Me anë të funksionarit të saj, Ylli Manjani kjo parti ka deklaruar se sipas ligjit për funksionimin e tij KQZ, mund të ndryshohet vetëm në tetorin e vitit 2015 dhe se çfarëdo tentative apo veprim tjetër do të ishte antiligjor dhe do të ndikonte direkt në standardet e zgjedhjeve.
Ndërkohë reagime të ashpra kanë ardhur edhe nga Partia Socialiste ku kryetari i saj Edi Rama tha: “Prekja e KQZ-së po tregon qartë se çfarë qeverisje duhet të shporrim më 23 qershor” dhe se: “Asgjë se shpëton pushtetin e partisë familjare të Saliut”.
Siç duket mazhoranca qeverisëse në Shqipëri e ka perceptuar rrezikun e humbjes së zgjedhjeve të 23 qershorit dhe tashmë ka aktivizuar të gjitha kapacitetet e saj për të sulmuar në çdo institucion në përpjekje të krijimit të bazave të sigurta për abuzimet e pritshme.