PD: Arrestimi i Mziut po nxit zemëratën popullore, ku do digjet vetë Rama

58

shamikuqjaPartia Demokratike ka reguar sërish ditën e sotme në lidhje me arrestimin e kreut të Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu.Deputeti i PD-së Arben Ristani ka deklaruar se ka dyshime serioze në lidhje me arrestimin e Mziut.

“Diskreditimi mediatik familjar, duke shpifur për rrethana që nuk kanë ekzistuar kurrë, vendimi për arrestimin i marrë në mungesë, duke mos u njoftuar i akuzuari paraprakisht dhe duke iu mohuar e drejta kushtetuese dhe ligjore për t’u shprehur për akuzat e ngritura, na bëjnë të kemi dyshime serioze mbi rastin konkret”, -është shprehur Ristani.

Ristani ka akuzuar Partinë Socialiste, se me arrestimin e Mziut po nxit një zemëratë popullore dhe se do të mbajnë përgjegjësi deri në fund në lidhje me këto akte.

“Ne e kemi thënë se jemi të hapur përpara drejtësisë, jemi të barabartë në përgjegjësi e detyrime, por ne nuk do të lejojmë fushata të spastrimit politik për eliminimin e kundërshtarit. Përpara se të vendoste prokuroria për arrestimin e kryetarit të bashkisë,  të gjithë përfaqësuesit e Partisë Socialiste kishin dijeni për këtë lajm, dhe ushtronin çdo ditë presion ndaj çdo demokrati të thjeshtë. I kujtojmë sot kryeministrit dhe veglave të tij qorre, se do të mbajnë përgjegjësi deri më një, për gjithë shkeljet, abuzimet dhe dhunimet që po shkaktojnë këto ditë në Kamëz. Zoti Rama nuk po bën gjë tjetër, veçse po nxit një zemëratë popullore, nga e cila ai vetë do të digjet”, -përfundoi Ristani.