Partia Socialiste mbledh sot Asamblenë Kombëtare, në fokus zgjedhjet e 2019-ës

67

Partia Socialiste do të mbledhë sot në orën 10:00 Asamblenë Kombëtare.

Në këtë asamble do të ketë një raport mbi performancën e përfaqësuesve të PS-së në qeverisjen vendore, raport kombëtar për procesin e bashkëqeverisjes si dhe raport mbi punën e grupit parlamentar të Partise Socialiste

Gjithashtu, në këtë Asamble do të nisë ngritja e strukturave koordinuese elektorale për zgjedhjet vendore të vitit 2019.

Pikat e tjera do të jenë udhëzimi për fillimin e fushatës kombëtare “E gjithë vëmendja tek ju”, miratimi i strategjisë “Partia Socialiste e hapur për ty”, raport mbi gjendjen aktuale të partisë digjitale dhe vendimi për unifikimin e regjistrit digjital të Partisë Socialiste.

Rendi i ditës për diskutimet: