OSBE dhe KiE: KQZ të ndahet nga Politika

67

b_250_200_16777215_00___images_images10_VolonteNë një Deklaratë të përbashkët, krerët e misioneve vëzhguese të OSBE-së dhe KiE-së në Shqipëri i kanë bërë thirrje anëtarëve të KZQ-së, që të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre në lidhje me një proces elektoral të qetë. Ato theksuan, se KQZ duhet të funksionojë e ndarë, nga politika në mënyrë që të respektohet vullneti politik i votuesve.

“Institucionet administrative zgjedhore duhet të jenë në gjendje të funksionojnë në mënyrë të pavarur nga fushata elektorale, duke garantuar se vullneti demokratik i votuesve do të respektohet nga partitë politike dhe do të zbatohet nga autoritetet. Kundërshtimet ligjore nuk duhet të bllokojnë punën kritike të institucioneve demokratike”- theksohet në deklaratën e përbashkët.

Si rrallë ndonjëherë në Shqipëri do të ketë një numër shumë të lartë vëzhguesish në terren. Vetëm nga ODHIR pritet të mbërrijnë edhe 100 të tjerë pasi 300 vëzhgues ndodhen tashmë në terren. Misionit të vëzhgimit do t’i bashkëngjiten edhe stafet e ambasadave te vendeve të ndryshme, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në total numri i vëzhguesve shkon në 9 mijë persona. Të gjitha këto lëvizje dëshmojnë për një gjë, e cila duket të jetë e sigurt, vënie në dyshim e sistemit aktual demokratik.

Ditën e hënë më 24 qershor, pritet që vëzhguesit ndërkombëtar të paraqesin deklaratën paraprake pas zgjedhore në një Konferencë për shtyp në Tiranë.