Vietnami bëri të ditur se aeroplanët e tij, dy avionë “AN-26″ u dërguan atje sot në mëngjes. Ata nuk diktuan asnjë mbeturinë në zonën e sipërpërmendur, në detin e Kinës jugore, mes Malajzisë dhe Vietnamit.
Avionët u kthyen në bazë pa gjetur asgjë për momentin, njoftoi Dinh Viet Thang, zëvendës drejtor i Aviacionit Civil të Vietnamit.
I njëjti konstatim edhe nga pala malajziane. “Zero vëzhgim” shkroi në një mesazh shefi i operacioneve ajrore malajziane, Affendi Buang.