Obama, letër urimi Ramës

54

rama-obamaMuhamed Veliu

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama, duke e uruar për detyrën e re në drejtimin e qeverisë së Shqipërisë.

“Jam i prirur për të punuar me ju duke adresuar çështje dhe sfida të botës së sotëme”, shkruan presidenti Obama në fillim të letrës, një kopje e të cilës disponohet nga Top Channel.

Si aleatë dhe miq, shkruan presidenti amerikan, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqipëria tashmë kanë ndërtuar një partneritet me interesa të ndërsjellta.

Ai vlerëson se, “Ne jemi mirënjohës për vendosmërinë e Shqipërisë, në angazhimin tonë të përbashkët në Afganistan dhe Siri, sikurse edhe rolin e Shqipërisë për stabilitetin e Ballkanit”.

Në vijim të lestrës, presidenti Barack Obama thotë: “Unë e di që ju si kryeministër do të punoni në mënyrë konstruktive me të gjitha partitë politike për konsolidimin demokratik dhe ekonomik nëpërmjet reformave, duke e çuar Shqipërinë më afër realizimit të aspiratës për t’iu bashkuar Unionit Europian. Ju keni vazhdimin e ndihmës në këto përpjekje”.

Presidenti Obama e mbyll letrën drejtuar kryeministrit Edi Rama me këto fjalë: “Ju lutem pranoni urimet e mija më të mira në një kohë që ju merrni përgjegjësi të reja. Nën udhëheqjen tuaj unë shpresoj se dy vëndet tona do ta thellojnë akoma më shumë parteneritetin tonë të fortë”, shton Obama.