Arrestohen tre ish zyrtarë të lartë, priten arrestime të tjera

51

pranga-arrestimBurime nga Task Force e Prokurorisë së Tiranës bëjnë me dije se të paktën 3 ish-zyrtarë të lartë të Ministrisë së Punës janë arrestuar sot pasdite.

Bëhet fjalë për ish-Drejtorin e Kabinetit të ish-Ministrit Ksera, Klevis Bitro, ish-Sekretarin e Përgjithshëm Ilir Ibrahimi dhe Drejtorin aktual të Financave Besnik Dema.

Prokuroria konfirmoi fillimisht  se tre ish-zyrtarët  janë thirrur sot në Prokurori me akuzën e shpërdorimit të detyrës, por burime nga policia  thanë pak minuta më parë se personat në fjalë ndodhen tashmë të izoluar në ambjentet e policisë së Tiranës.

Lajmi konfirmohete dhe nga burime te Ministrise aktuale. Priten arrestime të tjera dhe detaje mbi akuzën