Në SHBA jetojnë shumica e miliarderëve, 442, por sipas revistës, rajoni i Azi Paqësorit po i afrohet Shteteve të Bashkuara me 386 miliarderë. Evropa ka 366 miliarderë, ndërsa Amerika Latine 129. Lindja e Mesme dhe Afrika të marra së bashku kanë 103 miliarderë.
Dy vendet e para në listë i mbajnë ashtu si edhe vitin e kaluar Carlos Slim i Telecomit meksikan dhe Bill Gates i firmës Microsoft. Slims ia kaloi Gatesit në vitin 2010, duke dalë në vend të parë. Investitori amerikan Warren Buffett për herë të parë ra nga vendi i tretë, duke u zëvendësuar nga spanjolli Amancio Ortega.
Lista e Revistës Forbes për 10 më të pasurit e botës:
Carlos Slim
Meksikë
73 miliardë
Telecoms
Bill Gates
SHBA
67 miliardë
Microsoft
Amancio Ortega
Spanjë
57 miliardë
Zara
Warren Buffett
SHBA
53.5 miliardë
Berkshire Hathaway
Larry Ellison
SHBA
43 miliardë
Oracle
Charles Koch
SHBA
34 miliardë
Investitor
David Koch
SHBA
34 miliardë
Investitor
Li Ka-shing
Hong Kong
31 miliardë
Investitor
Liliane Bettencourt dhe familja
Francë
30 miliardë
L’Oreal
Bernard Arnault dhe familja
Francë
29 miliardë
LVMH