Një gazetare egjiptiane u vra sot në Kajro në përleshjet mes policëve dhe islamikëve që manifestonin kundër kandidaturës së ish-shefit të ushtrisë, Abdel Fattah al Sissi, në zgjedhjet presidenciale, njoftoi një përgjegjës i forcave të rendit.
Gazeta private “Al Dustur”, për të cilën punonte gazetarja, konfirmoi në faqen e saj të internetit vdekjen e Majada Akraf, ndërkohë që ajo po merrej me ngjarjet e një manifestimi në lagjen Ain Chams, në veri të Kajros.