Urimi i parë i Nikollës shkoi për 32 mijë fëmijët e klasave të para që të hënën do të dëgjojnë zilen e shkollës për herë të parë.
“Vëmendja jonë është e gjitha për ju, për secilin prej jush 480 mijë nxënësit e sistemit parauniversitar.Do të studioni me programe mësimore të lehtësuara dhe të larguar nga metoda e vjetër e mësimit përmendësh faqe e faqe të tëra” shprehet Nikolla.
Për vitin shkollor 2018-2019, 39 mijë maturantë do të kenë shansin të provojnë Maturën e Re, që sipas Nikollës është matura e lidhur me Universitetin dhe tregun e punës.
“Ky vit shkollor, vijon Nikolla, ishte dhe viti i librave falas nga klasa e parë në të katërtën. 610 milion lekë taksat tuaj të dashur prindër u kthyen sërish tek ju për tekstet e fëmijëve tuaj”.
Ministrja thekson se “do të vijojmë me programin “Bëj detyrat e shtëpisë” duke kaluar barrën nga ju të dashur prindër tek shkolla për përgatitjen e mësimeve”.
Në përfundim Nikolla pati dhe një paralajmërim të qartë për mësuesit se nuk do të tolerojë asnjë rast dhunë në institucionet arsimore.
“Për ne të drejtat e fëmijëve për të jetuar të lirë dhe të pa cënuar nga çdo lloj forme dhunë është e drejtë themeltare dhe e panegociueshme. Nuk do të tolerojmë askëd”.