Nesër nis konferenca ndërkombëtare për krimin mjedisor

67

USHTRIA_PASTRIMParandalimi i Krimit Mjedisor,  do të jetë kryefjalë e konferencës ndërkombëtare e organizuar nga Ministria e Mjedisit dhe Delegacioni i Bashkimit Europian në vendin tonë, që do të zhvillohet ditën e martë në Tiranë.
Burimet të ATSH-së bëjnë të ditur se konferenca, që do të mbahet nesër në orën 10:00, në Hotel Tirana International, vjen në kuadër të projekteve për Asistencën Teknike për Forcimin e Kapacitetit të Ministrisë së Mjedisit në Shqipëri për Hartimin dhe Zbatimin e Legjislacionit Kombëtar Mjedisor (SELEA) dhe Konsolidimi i Kapaciteteve Ligjzbatuese në Shqipëri (PAMECA IV).
Në këtë konferencë sipas axhendës, do të jenë të pranishëm 3 ministra të qeverisë “Rama”, Lefter Koka, Ministër i Mjedisit. Nasip Naço, Ministër i Drejtësisë dhe Saimir Tahiri, Ministër i Punëve të Brendshme. Po ashtu të pranishëm do të jenë edhe Kryeprokurori Adriatik Llalla.

Kreu i Projektit PAMECA IV, Giorgio Butini, si dhe Kreu i Bashkimit Europian, Ettore Sequi. Gjatë konferencës do të marrin pjesë dhe shumë aktor të të tjerë të institucioneve më të rëndësishme ndërkombëtare, si përfaqësues nga Interpoli apo Prokuroria Italiane.