Kryeministri rumun sot në Tiranë, takime me krerët e shtetit

15

Victor Viorel PontaKryeministri i Rumanisë, Victor Viorel Ponta, do të vizitojë sot Tiranën, me ftesë të homologut shqiptar, Edi Rama.

Kreu i qeverisë rumune pritet të zhvillojë takime me krerë të lartë të shtetit,  me presidentin Bujar Nishani, kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Kuvendit Ilir Meta.

Vizita e kryeministrit Ponta në Tiranë është pjesë e dialogut të rregullt politik midis Rumanisë dhe Shqipërisë.

Kjo vizitë do të bëjë të mundur vlerësimin e marrëdhënieve dhe eksplorimin e mundësive të reja për zhvillimin e bashkëpunimit, duke përforcuar kuadrin ligjor dypalësh.

Në kontekstin e aspiratave evropiane të Shqipërisë, kryeministri Ponta pritet t`i rikonfirmojë krerëve të shtetit shqipptar mbështetjen e Rumanisë për marrjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Europian.