Mziu nuk shkon në gjykatë, shtyhet seanca

61

xhelal mziuGjykata e Tiranës ka vendosur të shtyjë për në datën 10 mars gjyqin ndaj kryetarit të Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu. Gjatë seancës së sotme, të zhvilluar në Gjykatën e Krimeve të Rënda, kryebashkiaku i Kamzës nuk ishte i pranishëm.

Avokati mbrojtësi i Mziut kërkoi shtyrjen e seancës për shkak të mungesës së klientit të tij, i cili ishte angazhuar në një aktivitet të planifikuar prej kohësh. Kjo kërkesë u mor parasysh nga trupi gjykues, i cili vendosi datën 10 mars si ditë për seancën e rradhës.

Si të pandehur në këtë dosje janë dhe Atlis Hoti, juristi i Bashkisë Kamëz dhe Bujar Loshi. Këta persona akuzohen për abuzime lidhur me një tender të Bashkisë së Kamzës, për ndërtimin e një rruge, raporton ATA. Mësohet se, 800 milionë lekë të vjetra ka qenë tenderi më të cilin dyshohet se kanë abuzuar zyrtarët, ndërsa hetime ka pasur edhe për mënyrën se si janë vendosur taksat në këtë njësi vendore.