Basha: Ne nuk mund ta lemë qeverinë të ushtrojë pushtetin pa kufij

58

basha2-1024x694Menjëherë pas mbarimit të protestës së drejtuesve të furgonëve, protestë e cila u mbështet edhe nga deputetët e Partisë Demokratike, Ridvan Bode, Luçiano Boçi, dhe Flamur Noka, ka reaguar kreu i PD-së, Lulzim Basha. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, Basha akuzon qeverinë se po përdor pushtetin për të traumatizuar vendin, dhe se po u merr shqiptarëve bukën e gojës.

Më tej lideri i demokratëve thotë se opozita nuk do ta lërë qeverinë që të finalizojë marrëzinë e saj.

“Kur mijëra bashkëqytetarë kërcënohen në bukën e gojës, ne nuk mund të rrimë indiferentë. Ne nuk mund ta lemë qeverinë të ushtrojë pushtetin pa kufij, të gjunjëzojë shqiptarët, t’ju marrë baballarëve bukën e fëmijëve të tyre. Kur qeveria nuk mbështet punësimin por është shkaku i papunësisë, ajo nuk është zgjidhja por problemi, nuk është zgjidhja por e keqja vetë.

Nuk ka gjë më të pamoralshme në politikë se të përdorësh pushtetin për të traumatizuar vendin, për ta kthyer depresionin tënd në depresion kombëtar. Ky vend nuk qeveriset me arrogancë dhe ekstremizëm, por me dashuri dhe mençuri. Një qeveri që shpall kundërshtarë qytetarët e saj, që mendon vetëm si t’ju shkatërrojë punën, pasurinë dhe të ardhmen nuk mundet dhe nuk duhet lënë të finalizojë marrëzinë e saj”, -shkruan Basha