MPJ e Gjermanisë: Westerwelle do të kërkojë zbatim të shpejtë të marrëveshjes

65
Guido Westerwelle
Guido Westerwelle

Sipas raportimit të ‘Koha Ditore’, Shefi i diplomacisë gjermane, Guido Westerwelle shkon nesër për vizitë dy ditore në Beograd dhe Prishtinë për t’i bindur të dyja palët për domosdoshmërinë e zbatimit të shpejtë dhe të qëndrueshëm të Marrëveshjes së Brukselit.

Ministria e Jashtme Gjermane ka bërë të ditur se tani është momenti i zbatimit te planit, për të cilën Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Catherine Ashton, ka ftuar dy kryeministrat në Bruksel më 21 maj.

Duke theksuar se vizita e Westerwelles bëhet në marrëveshje me Ashton, MPJ-ja shton se shefi i diplomacisë gjermane me bashkëbiseduesit në Beograd dhe Prishtinë dëshiron t’i kontribuojë suksesit të përpjekjeve të saj.

Krahas konstatimit që Gjermania mbështet shtetet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e  tyre drejt BE-së, MPJ vlerëson se “duhet të zgjidhen akoma konfliktet e pazgjidhura, para së gjithash ai ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”.

Implementimi i kësaj marrëveshje, shikohet si kusht për përafrim të mëtejshëm të Serbisë dhe Kosovës drejt BE-së.

Westerwelle arrin në Beograd të dielën më 19 maj, ku do të takohet me krerët serbë, Nikoliq, Daçiq, Vuçiq dhe Mërkiq, kurse të hënë do të qëndrojë për vizitë njëditëshe edhe në Prishtinë, ku do të ketë takime me kryeministrin Thaçi dhe homologun e tij kosovar, Enver Hoxhaj, thuhet në njoftimin e MPJ-së në Berlin.