Ministri i Ekonomisë Ahmetaj: Rritja ekonomike afër zeros si pasojë e keqqeverisjes

94

ahmetaj1Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ka deklaruar se rritja ekonomike është shumë afër zeros, ekonomia shqiptare ka ndaluar dhe se kjo ekonomi nuk mund të sigurojë dot punësim nëse rritja e saj nuk kap nivelin e 4%.

Rritja ekonomike është shumë afër zeros. Ekonomia shqiptare ka ndaluar. Kjo ekonomi nuk mund të sigurojë dot punësim, nëse rritja e saj nuk kap 4%. Sot jemi 1/3 nga objektivi afatmesëm që kemi së bashku. Këtë situatë nuk e ka sjellë kriza globale, e partnerëve evropianë. Në thelb kriza shqiptare është e keq-qeverisjes dhe aty duhet të fillojë rimëkëmbja ekonomike. Dhe, ky dialog është një hap për të garantuar mirëqenie dhe dialogu për t’u rritur ekonominë nesër së bashku. Të ardhurat e buxhetit janë nga më të ulëtat në 20 vite, të krahasuara me vitin 97. Kreditë e këqija kapin nivelin 25 përqind.  Sot mungon besimi tek dialogu i ndërsjellët, besimi tek e ardhmja dhe tek fuqia e biznesit. Këtu do të fokusohet qeveria, por kjo nuk mund  të bëhet pa krijuar më parë një dialog. Kryefjala e gjithë këtij ndryshimi do të jetë dialogu, i cili ka munguar dhe ka qenë monolog i imponuar”, -u shpreh Ahmetaj në takimin e hapur me biznesin me temë “Dialog, Përgjegjësi, Partneritet”.

Gjithashtu Ahmetaj theksoi se më datën 24 tetor do të mblidhet për herë të parë Këshilli Ekonomik Kombëtar, premtim i bërë nga kryeministri Rama.

Këshilli Ekonomik Kombëtar do të jetë tryeza ku qeveria, komuniteti i biznesit, institucionet ndërkombëtare në Tiranë, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, përfaqësuesit e bankave do të diskutojnë të ardhmen e ekonomisë shqiptare”,- u shpreh Ahmetaj.