Meta: Vendimi sovran që do merret, nuk mund të cënojë marrëdhëniet me SHBA-në

56

ilir-metaKreu i Kuvendit Ilir Meta gjatë vizitës së tij në Panairin e Librit ka deklaruar në lidhje me armët kimike se, një vendim sovran dhe i përgjegjshëm i marrë nga qeveria nuk mund të cënojë marrëdhëniet me aleatin tonë kryesor strategjik SHBA-në. Meta ritheksoi dhe njëherë se nuk ka ende asnjë vendim në lidhje me armët kimike dhe se gjithë kjo situatë është një propagandë që bazohet thjeshtë në spekulime.

“Nuk besoj se çdo vendim sovran dhe i përgjegjshëm që do të merrte qeveria do të cënonte marrëdhëniet me aleatin tonë kryesor strategjik SHBA-në. Përkundrazi mendoj se trajtimi i një çështjeje të tillë me realizëm do të vlerësohet si një pjekuri dhe përgjegjshmëri sepse unë jam i sigurt që  angazhimi dhe preokupimi i SHBA-së është që Shqipëria të jetë një aleat dinjitoz në aleancën euroatlantike dhe natyrish ne do të jemi gjithmonë të tillë duke  marrë ato përgjegjësi që mund të mbajmë.

I gjithë ky shqetësim që është i drejtë sa i përket qytetarëve, të rinjve dhe të rejave të cilët janë helmuar gjatë gjithë këtyre ditëve nga një propagandë që bazohet mbi spekulime. Dua tu jap një mesazh të qartë se s’ka asnjë vendim mbi të cilin ne duhet të vendosim. Sigurisht mund të ketë patur komunikime me zyrtarë të lartë të vendeve partnere apo të OKB-së, por s’ka pasur asnjëherë ndonjë vendim. Prandaj të mos nxitohemi pasi nuk mendoj se duke u nxituar sjellim diçka pozitive, por përkundrazi kryeministri Rama është shprehur se çdo vendim do të jetë transparent dhe do të ketë në themel të ardhmen e qytetarëve.  Unë kam besim të plotë që kryeministri Rama që cdo hap që do të hedhë do ta përputhe me interesin publik, me interesin e qytetarëve, me interesin kombëtar pranda askush nuk duhet te nxitohet për të paragjykuar këtë proces,”- tha Meta.