Armët kimike, Dokle: Mësim i madh për tre burra…

42

DOKLENamik Dokle duke komentuar situatën në vend, nxjerr tre konkluzione që tre autoritete politikë në vend duhet të marrin në konsideratë:

“ARMËT KIMIKE: MËSIM I MADH PER TRE BURRA… Protestat e mijëra qytetarëve me thirrjen emocionuese ” SHQIPËRI E PASTËR” janë një mësim i madh për të gjithë, por më shumë për ata…

1. Për EDI RAMËN…Një kryeministër, sado i votuar të jetë, nuk mund të vendosë për jetën e popullit, pa pyetur vetë popullin.

2. Për SALI BERISHËN…Nëse del “në shesh” për të futur hundët në një kauzë të madhe për pisllëqe “të vogla”, populli të përzë nga sheshi ashtu siç të përzuri nga pushteti.

3. Për ALEKSANDËR ARVIZUN…Sllogani aq i bukur “vepro tani” duhet respektuar edhe atëherë kur populli e përdor edhe për diçka që ty nuk të pëlqen…Sa për atë tjetrin, “Lulin e vogël’, nuk ia vlen të konsumosh as edhe një milimetër në Facebook !!!”, shkruan Dokle.