Në një prononcim për mediat, pas vizitës në selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në Tiranë, kreu i Kuvendit Meta tha se “dua të uroj të gjithë besimtarët bektashinj, por dhe të gjithë qytetarët shqiptarë për një të ardhme më të mirë, më shumë shpresë dhe bashkëpunim. Jam i bindur se kjo është një ditë që na fton të gjithëve për të qenë më të mbarë dhe më besimplotë drejt të ardhmes”