Persona me maska dhe të armatosur kanë grabitur automjetin e një filiali banke në rrethana ende të panjohuara. Ngjarja ka ndodhur pranë rezervuarit të Ulzës në Shkopet të Matit ku grabitësit kanë grabitur mjetin me të cilin banka transportonte paratë.
Burime nga policia bëjnë me dije se ka qenë shoferi i mjetit që ka bërë denoncimin në komisariat, sipas të cilit personat e armatosur i kanë marrë me dhunë 200 mijë lekë. Ndërkaq policia e Burrelit ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të grabitjes.