Makron, do ta rindërtojmë katedralen e Notre-Dame brenda pesë viteve

70

Franca synon që ta rindërtojë brenda pesë viteve katedralen e Notre-Dame të shkatërruar nga zjarri dy ditë më parë. Presidenti francez Emmanuel Macron tha  se Monumenti Historik duhet të jetë gati për Lojërat Olimipike që vendi organizon në vitin 2024, megjithëse ekspertët druhen se restaurimi mund të zgjatë me dekada.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, thotë se katedralja e Notre-Dame do të rindërtohet “edhe më e bukur” dhe se ai dëshiron që puna të bëhet brenda pesë vjetësh.

Një zjarr masiv të hënën shkatërroi ndërtesën gotike 850-vjeçare, duke shkatërruar pjesën më të madhe të kulmit të saj dhe duke shkaktuar rënien e saj.

Katedralja ishte minuta larg nga shkatërrimi total, thanë zyrtarët.

Por, pavarësisht premtimeve të  Macron, ekspertët mendojnë se rindërtimi i saj mund të zgjasë disa dekada.

Pesëdhjetë njerëz do të hetojnë shkakun e zjarrit. Prokurori publik i Parisit Rémy Heitz tha se nuk kishte ndonjë tregues të qartë të zjarrvënies dhe se flakët po trajtoheshin si një aksident.

Një grumbullim i 800 milionë eurove është premtuar tashmë nga një numër i kompanive dhe manjatë biznesi për të ndihmuar në rindërtimin e  Trashëgimisë Botërore të Unesco-s.

Në një fjalim televiziv të martën në mbrëmje, presidenti Macron sugjeroi se ai do që të rindërtohet në kohën që Parisi organizon Olimpiadën Verore në vitin 2024.

“Ne do të rindërtojmë Notre-Dame edhe më të bukur dhe unë dua që ajo të përfundojë në pesë vjet, ne mund ta bëjmë atë”, tha zoti Macron, i cili tashmë kishte premtuar të fillonte një skemë ndërkombëtare për mbledhjen e fondeve për rindërtimin.