Në Tiranë, lista kryesohet nga Ilir Meta, pastaj vjen Klajda Gjosha dhe Luan Rama. Lista për Tiranën përmban dhe emrat e Ylli Manjani dhe Ardit Cela. Në Durrës, kandidon i pari në listë Lefter Koka dhe në renditje pas tij, vjen Edmond Panariti. Në Berat, në krye të listës gjendet Nasip Naço dhe më pas tij vjen Gledion Rahovica. Në Dibër, kryeson Përparim Spahiu.
Në Kukës është caktuar Apostol Goçi. Qarku i Lezhës kryesohet nga bashkëshortja e Ilir Metës, Monika Kryemadhi. Pas saj në listë renditet Petrit Gjoni. Qarku i Elbasanit, kryesohet nga Edmond Haxhinasto dhe pas tij renditet Bujar Kllogjeri. Qarku i Fierit, në krye të listës është caktuar Petrit Vasili dhe pas tij vjen Robert Bitri. Qarku i Korçës, kryeson listën Piro Kapurani dhe pas tij në listë, vjen Mimoza Gusho. Qarku i Gjirokastrës, kryesohet nga Vangjel Tavo dhe i dyti në renditje vjen Reshat Ziko.