Sa herë i kemi mprehur shpatat në grindje të vërteta “intelektuale” për të bërë dallime të ethshme.
Cili është më i mirë Hygo apo Balzak, Tolstoi apo Çehovi, Heminguej apo Remark, Kadare apo Kundera? Sot, polemika vazhdon e klonuar duke pyetur Ben Blushi apo Rudi Xhunga?
Për të mos bërë snobin, duhet me e pranu që leximi ka nevojë për udhërrëfyes.
Dikur na yshtnin në rrugën e librit mësimdhënësit e letërsisë, gazeta “Drita”, revista “Nëntori”, kritikët, shkrimtarët, përkthyesit. Sot, na udhëheq media, Henri Çili.
Dje, nuk na interesonte tirazhi, veç në rastet kur nuk e gjenim më “Koncertin” në librari. Sot, lexova në gazetë që në panair shitet libri me tirazhin më të lartë dhe autori do bëjë foto me lexuesit.
Kohët kanë ndryshuar dhe bashkë me to dhe dëshira për të lexuar. Sot, gjen të rinj të interesuar që njohin Coelho-n, por nuk e kanë idenë se cili është Dostojevski. Sot, gjen lexues që njohin Daniele Steel, por që nuk e dinë se cila është Emily Bronte.
Si duhet të sillemi në këtë kohë, ne që kemi një farë aksesi në publik?
Tëpkë si Çili. Duke rrëfyer që është e modës ende me lexu Homerin, Danten, Gëten, Mitrush Kutelin, Kadarenë, Mustafajn.
Nëse sillemi në këtë mënyrë, më ndjeni për barbarizmin, por edhe Bukovski ka me u duk shumë më tepër trendy