Kosova dhe Maqedonia nënshkruan dy marrëveshje bilaterale, atë për kalimin e kufirit vetëm me një letërnjoftim dhe atë për hapjen e një pikëkalimi kufitar mes dy vendeve.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se së shpejti marrëveshjet do të vihen në zbatim.
“Nënshkruam dy marrëveshje e rëndësishme. Njëra për hapjen e një vendkalimi kufitar Stançiç – Bellanoc, që afron Karadakun me Maqedoninë dhe njërën për kalimin e kufirit me letërnjoftime. Do të punojmë në implementim e marrëveshjeve”, tha Thaçi.
Ai theksoi se Kosova ka marrëdhënie të shkëlqyera me Maqedoninë, shtet të cilin e konsideron një partner të rëndësishëm në të gjitha sferat sociale.