Në një prononcim për mediat pas takimit me kryesocialistin Rama, Kukan u shpreh se zgjedhjet do të jenë fitorja e Shqipërisë dhe një hap përpara drejt Bashkimit Europian.
“PE po e ndjek me interes procesin zgjedhor. Është përgjegjësi e liderëve politikë për këtë mbarëvajtje të procesit zgjedhor, këto zgjedhje janë vendimtare për vendin, është fitore për gjithë vendin, për integrimin në BE dhe Evropë dhe të ardhmen evropiane” tha Kukan.
I pyetur nëse kryeministri Berisha do t`i pranojë rezultatet e zgjedhjeve Kukan u shpreh: “Berisha na tha se do ta pranojë rezultatin”
Duke iu refruar edhe njëherë ngjarjes së djeshme në Laç ku mbeti i vrarë simpatizanti i LSI-së dhe u plagos kandidati i PD-së, ai theksoi se ky ishte një akt kriminal për të cilin duhet të flasë drejtësia.