Më pas, Westerwelle pritet të udhëtojë drejt Kosovës, ku në Prishtinë do të bisedojë me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ministrin e Jashtëm, Enver Hoxhaj.
Westereelle, dje ka bërë thirrje për zbatimin e marrëveshjes, e cila parashikon normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.
“Plani i zbatimit për marrëveshjen e Brukselit është kushti kryesor për përparimin e mëtejshëm të Serbisë në rrugën evropiane”, ka theksuar Westerwelle.
Marrëveshja është arritur muajin e kaluar midis kryeministrave të Kosovës dhe të Serbisë, me ndërmjetësim edhe të Bashkimit Evropian.
Pas dy raundesh bisedime midis delegacioneve nga Kosova dhe Serbia, nuk është arritur pajtimi për planin zbatues të marrëveshjes. Palët kanë fajësuar njëra-tjetrën për këtë dështim.
Nga ky zbatim varet nëse Serbisë t’i jepet data e fillimit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndërsa Kosovës ajo e negociatave për marrëveshjen e stabilizim asocimit.