Në një deklaratë për mediat Zëdhënësja Drilona Hoxha tha se ekspertët kontabël të regjistruar (IEKA) duhet të plotësojnë edhe këto kritere: “Të ushtrojnë profesionin e ekspertit kontabël në 5 vitet e fundit, të mos kenë marrë masa disiplinore,të mos ketë qenë i zgjedhur në strukturat politike, apo kandidat në zgjedhje paraardhëse, dhe të mos kenë lidhje gjaku me kryetarët e partive politike”.
Pas shfaqjes së interesit nga ekspetët kontabël pranë KQZ-së, përmes një shorti transparent që do të hidhet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të përcaktohen edhe ekspertët që do të bëjnë auditimin e e fondeve të përftuara dhe shpenzuara gjatë vitit kalendarik 2013 nga partitë politike.
Afati i dorëzimit të dokumentacionit për të ineteresuarit është brenda datës 01.04.2014.