Miljaniq ka thënë, se kreu i Kosovës pa dilema dhe fuqimisht ka premtuar se autoritetet në Prishtinë do të bëjnë çdo gjë që malazezët, si popull pakicë, do të bëhen kategorik kushtetuese.
“E vërtetë, autoritetet e Prishtinës ka vite që e premtojnë këtë. E kjo, siç është premtuar nga kreu i autoriteteve të Kosovës, mund të pritet deri në fund të këtij viti kur Kushtetuta duhet të ndryshojë pjesërisht për shkak të zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit ndërmjet Beogradit e Prishtinës”,- ka thënë Miljaniq për Radio “Antena M”.
Miljaniq ka shtuar se pasi të zgjidhet statusi i bashkësisë kombëtare malazeze, niveli i marrëdhënieve diplomatike të Malit të Zi e Kosovës do të ngrihet nga niveli i të ngarkuarit me punë në ambasador.
“Kur do të ndodhë kjo është vështirë të thuhet, por pritet që malazezët të bëhen kategori kushtetuese në Kosovë”, ka thënë ai