Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, nëpërmjet në deklarate për shtyp nga Kryeministria, bëri të ditur se “kjo nismë është iniciuar nga tre ministri, ajo e drejtuar prej saj, ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Sipërmarrjes dhe Ministria e Jashtme, me mbështetjen edhe të kryeministrit Edi Rama”.
Sipas saj, konkursi përbën një nismë madhore për promovimin e identitetit dhe një imazhi të ri të Shqipërisë në tregun botëror, çka lindi si nevojë për t’iu përshtatur realitetit dhe përpjekjeve të Qeverisë shqiptare për të rritur numrin e turistëve të huaj sidomos, por edhe të investimeve të huaja në vendin tonë.
Gjermeni gjithashtu njoftoi se konkursi do të zhvillohet në dy faza dhe do të finalizohet më datë 16 Maj, ku një juri ndërkombëtare, do të përzgjedhë mes konkurentëve logon dhe sloganin në një aktivitet të hapur për mediat dhe publikun.