Kodheli: FA-të një nder për Shqipërinë

51

mimi kodheliForcat e Armatosura kanë festuar sot 101-vjetorin e krijimit të tyre. Ceremonia u zhvillua në ambientet e brendshme të Ministrisë së Mbrojtjes.

Ministrja Kodheli, ka thënë se ndihet krenare që është pjesë  e Ministrisë së Mbrojtjes, ndër të tjera ajo theksoi se Shqipëria tashmë  është pjesë e NATO-s dhe për këtë arsye FA-të kanë  arritur të modernizohen dhe të arrijnë standardet më të mira të mundshme.

“Është privilegj të jesh pjesë Ministrisë së Mbrojtjes së vendit, të kujtosh ditën e krijimit të Forcave të Armatosura, të cilat me patriotizmin e tyre kanë dhënë edhe jetën për lirinë e vendit”,- është  shprehur Kodheli.

Ministrja nuk ka harruar pa përmendur sukseset e FA-së. Ajo bëri të ditur se Forcat e Armatosura, sot janë në gatishmëri të plotë për të ndërhyrë në mbrojtje të sigurisë.

“FA-të kanë dëshmuar me të gjithë kapacitetin tyre, se janë angazhuar duke ndërhyrë në raste katastrofash natyrore, si përmbytje, zjarre apo në raste të tjera duke qenë garant i jetës dhe shëndetit të shqiptarëve”,- theksoi Kodheli.

Më tej ministrja deklaroi, institucioni që ajo drejton, dhe Qeveria Shqiptare edhe pse kanë  trashëguar pengesa të  mëdha financiare, kanë gjithë vullnetin e nevojshëm për të mbështetur në rrugëtimin e tyre, Forcat e Armatosura.