Kodheli: Anëtarësimi në NATO, arritje historike për Shqipërinë

58

Mimi-Kodheli“Shqipëria 5 vjet anëtare e NATO: impakti kombëtar, rajonal si dhe sfidat e së ardhmes”, titullohet konferenca ndërkombëtare e organizuar sot në Tiranë nga Instituti i Studimeve Ndërkombëtare në kuadër të përvjetorit të pestë të anëtarësimit të vendit tonë në NATO.

Në këtë konferencë marrin pjesë Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Aleksandër Arvizu, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Jeronim Bazo, etj.
Në fjalën e saj, ministrja e Mbrojtjes Kodheli theksoi se “klasa politike shqiptare e gjen veten të bashkuar pavarësisht përkatësive partiake. Këtë gjë e dëshmon edhe prania jonë sot në këtë sallë. Secili nga ne do të dëshironte shumë që kjo gjë të ndodhte në shumë gjëra të tjera që janë vërtet të rëndësishme për vendin dhe për të ardhmen e qytetarëve shqiptarëve”.

“Anëtarësimi në NATO është një arritje historike për Shqipërinë, me këtë rast shqiptarët konfirmuan me shumë krenari rikthimin e tyre në perëndim. Anëtarësimi në NATO përmes një konsensusi dhe mbështetjeje publike të pashembullt përbën një gur domethënës në demokratizimin e vendit duke hapur perspektivën për një të ardhme më të mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët duke bërë në këtë mënyrë vendin pjesë të familjes së kombeve të civilizuara dhe demokracive perëndimore”, tha Kodheli.

Kryetari i PD-së, Basha e cilësoi vendimin për anëtarësimin në NATO si të duhurin. “Shqipëria plotësoi kushtet për anëtarësim. Anëtarësimi në NATO ishte jo vetëm fitore e rëndësishme, por përpjekje e rëndësishme e institucioneve”