Klosi takim për Urdhrin e Psikologut

73

blendi klosiMinistri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, ka zhvilluar sot një takim me grupet e interesit për projektligjin mbi Urdhrin e Psikologut me fokus njohjen e profesionit të psikologut dhe afrimin e shërbimit tek qytetarët.

Ministri Klosi nëpërmjet një postimi në rrjetin social në mesditën e së premtes shkruan: “Takim për projektligjin mbi Urdhrin e Psikologut.Takim me grupet e interesit, me deputetë anëtare të komisioneve parlamentare të Ligjeve, Çështjeve Sociale dhe Mediave, për të diskutuar imtësisht projektligjin mbi Urdhrin e Psikologut që ka për qëllim njohjen e profesionit të psikologut dhe afrimin e shërbimit tek qytetaret, në një cilësi sa më të mirë”.