Klosi: Luftë kundër punës së zezë

82

blendi klosiMinistri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi ka vizituar një nga bizneset më të mëdha të qytetin e Elbasanit nga ku ju ka bërë thirrje punonjësve të mos punojnë në të zezë por t’u kërkojnë punëdhënesve të rregjistrohen.

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Klosi në nje status të tij në Facebook shprehet se “Lufta kundër informalitetit në tregun e punës është një nga prioritetet e qeverisë, jo vetëm për shkak se ai ndikon direkt në sistemin e sigurimeve shoqërore, por edhe sepse dëmton direkt punëmarrësit. Ndaj isha sot në Elbasan, ku vizitova një nga bizneset më të mëdha të përpunimit të peshkut në vend, nga ku u bëra thirrje gjithë punëmarrësve që të mos pranojnë të punojnë në të zezë, por t’u kërkojnë punëdhënësve të tyre të rregjistrohen”.

“Një punëtor i rregjistruar do të thotë një e ardhur më shumë në arkën e sigurimeve shoqërore, por edhe një jetë më e mirë dhe një e ardhme më e sigurte për vetë punonjësin. U njoha gjithashtu me kërkesën e biznesit elbasanas për punëtorë të kualifikuar, ndaj u kërkova institucioneve përgjegjëse, si zyrat e punës, inspektorati i punës dhe shkollat profesionale, më shumë bashkëpunim dhe efektivitet në plotësimin e nevojave të komunitetit e të biznesit” është shprehur ministri Klosi.