I jep fund jetës vajza e Todi Llupit, piu mbidozë ilaçesh

170

todi llupiVajza e aktorit fierak, Todi Llupi, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në spitalin e Fierit, pasi kishte pirë një mbidozë ilaçesh.

Babai i 26-vjeçares, aktori i humorit Todi Llupi njihet me rolin e Malos te skeçi “Po martojmë Malon”.

Dafina Llupi, 26 vjeçe kishte ndjekur rrugën e të atit dhe ishte aktore e teatrit ‘Bylis’ në Fier.

Por, sot në mëngjes ajo ndërroi jetë në spital, pasi dyshohet se është helmuar, duke pirë një mbidoze ilaçesh antidepresive.

Sipas të dhënave vajza ishte dërguar me urgjencë në orët e vona pas mesnatës së 26 marsit.

Drejtoresha e spitalit të Fierit, Antoneta Dhima, ka thënë se vdekja e 26-vjeçares ka ardhur nga konsumimi i një sasie ilaçesh antidepresive.

Nuk dihen ende shumë detaje për këtë ngjarje të hidhur në familjen Llupi apo shkaqet që çuan aktoren e re t’i japë fund jetës.